Është arrestuar një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer. KosovaPress merr vesh se Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar dy të lartcekurit me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve.
KosovaPress mëson se të arrestuar janë Z.P dhe një fermer nga fshati Ponesh, B.T. Arrestimi i të dy personave është në kuadër të aksionit “Subvencioni 2021”.