Një grup studiuesish të qendrës kërkimore “Nestlé” në Lozanë të Zvicrës dhe profesorë të Universitetit të Tokios kanë arritur në përfundimin se aldehidi dinamik (substanca kryesore që i jep aromën kanellës), mund të ndikojë në oksidimin e yndyrës.
Sipas ekspertëve, ky proces i quajtur termogjenezë, konsiston në prodhimin e nxehtësisë trupore, sidomos në indin dhjamor dhe muskulor, duke favorizuar oksidimin e yndyrës dhe për pasojë uljen e peshës.
Dobitë e kanellës janë të ngjashme me ato të specit djegës.
“Kapsaicina, përveçse jep shijen tipike pikante, ka edhe një funksion antiuretik. Ky princip aktiv rrit nxehtësinë trupore dhe konsumin e oksigjenit deri në 20 minuta pas ushqyerjes”, thonë ekspertët.