UBT News

Sturgeon jep dorëheqje

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon e konfirmoi dorëheqjen pas më shumë se tetë vjetësh në këtë post.

“Sot po njoftoj rreth dorëheqjes si ministre e parë dhe udhëheqëse e partisë sime”, thotë Nicola Sturgeon. “Do të qëndroj në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi im”.

Ajo foli edhe për “ndikimin fizik dhe mendor” që ka pasur ky post tek ajo dhe duke iu referuar “natyrës dhe shkallës” së sfidave të Skocisë, ajo thotë se lidershipi politik duhet të ketë “energji”./UBTNews/

Exit mobile version