Së paku 16 persona kanë vdekur pasi stuhia Eunice ka goditur pothuajse të gjithë Evropën. Rastet e vdekjes u regjistruan në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni, në Republikën irlandeze dhe në Mbretëri të Bashkuar.
Miliona shtëpi dhe biznese mbetën pa energji në të gjithë Evropën. Erëra me shpejtësi rreth 200 km/h u regjistruan të premten në Evropë.
Rreth 30 persona në Francën veriore u lënduan si pasojë e aksidenteve rrugore të shkaktuara nga stuhia. Rreth 75 mijë shtëpi mbetën pa energji të shtunën në mëngjes dhe disa linja hekurudhore rajonale u ndërprenë.
Gati 200 mijë shtëpi në Poloni mbetën pa energji elektrike, sipas autoriteteve lokale dhe disa linja hekurudhore janë pezulluar./UBTNews