Stuhia Eunice vazhdoi të përfshijë Evropën veriperëndimore të shtunën me stuhi të forta. Ajo ka shkaktuar tashmë të paktën 13 vdekje dhe ka lënë pas saj dëme të mëdha materiale, si dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.
Pasi u zhvillua mbi Irlandë, stuhia kaloi të premten mbi një pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, më pas në Francën veriore dhe vendet e Beneluksit, përpara se të vazhdonte rrugën e saj drejt Danimarkës dhe Gjermanisë – ku një pjesë e madhe e veriut të vendit u vendos në alarm të kuq.
Paralajmërimi i forcës së stuhisë me shpejtësi mbi 100 kmh, shërbimet meteorologjike gjermane thanë se ekzistonte rreziku i shkuljes së pemëve, apo çative të dëmtuara – dhe se njerëzit duhet të shmangin qëndrimin jashtë.
Qindra fluturime, trena dhe tragete u anuluan pasi erërat ekstreme nga Eunice përfshiu më pak se 48 orë pas stuhisë Dudley, e cila la të paktën gjashtë persona të vdekur në Poloni dhe Gjermani.
Nga 13 vdekjet e regjistruara për shkak të Eunice, dy ishin në Poloni dhe Gjermani, katër në Holandë, tre në Angli dhe një në Belgjikë si dhe në Irlandë. Shumë nga këto vdekje janë për shkak të rënies së pemëve mbi automjete.
Në veri të Francës, u regjistruan rreth tridhjetë lëndime. Rreth 75,000 shtëpi mbetën pa energji të shtunën në mëngjes dhe disa lidhje hekurudhore rajonale u ndërprenë.
Gati 200,000 shtëpi në Poloni ishin pa energji elektrike, sipas autoriteteve lokale dhe disa lidhje hekurudhore janë pezulluar./UBTNews/