UBT News

Stuhi të ashpra në Kanada, gati një milion shtëpi pa rrymë

Gati 900 mijë shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.

Shtatë njerëz kanë vdekur nga rënia e druve dhe një grua ka vdekur pas përmbysjes së anijes në lumin Otava.

Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet. Stuhia e fuqishme ka shkulur drunjtë, ka penguar trafikun si dhe ka dëmtuar shtëpitë. Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”. Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës.

Exit mobile version