UBT News

Stuhia e dëborës goditi bregdetin lindor të ShBA-së

Një stuhi masive e dëborës ka pushtuar bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndaluar fluturime, mbyllur vendet e vaksinimit, si dhe e ka çuar qytetin e New York-ut në ngërç.

Mbrëmjen e së hënës, ka rënë borë rreth 48 cm në New Jersey dhe Pensilvani, ndërkaq rreth 43 cm në New York.

Guvernatori i shtetit të New York-ut, Andrew Cuomo shpalli emergjencën shtetërore në New York dhe në 44 vendet e tjera. Bëhet e ditur se janë anuluar 1 mijë e 600 fluturime./UBTNews

Exit mobile version