Ndërlidhja e mësimit teorik me atë praktik, mundësia e kryerjes së punës praktike në Poliklinikën e UBT-së, por edhe në poliklinikat e tjera partnere të UBT-së, si dhe angazhimi i një stafi akademikësh të profesionalizuar në drejtimin Teknik i Radiologjisë, e bën një program unik dhe mjaft të kërkuar nga të rinjtë e Kosovës dhe rajonit.
UBT, përmes programit Teknik i Radiologjisë, synon të nxjerrë kuadro të reja, të profesionalizuara, të cilat do të kontribuojnë në të ardhmen në sferën e shëndetësisë në vend, por edhe në vendet ndërkombëtare duke e pasqyruar vlerën e UBT-së, si institucioni më kredibil i arsimit të lartë në Kosovë.
UBT, në kuadër të ekosistemit inovativ, ka Poliklinikën më të madhe në vend, me dhjetëra laboratorë ku i dedikohen departamentit të Radiologjisë, duke u mundësuar studentëve të kryejnë punën praktike dhe përdorimin e aparaturave të Rezonancës Magnetike (MRI), Tomografisë së Kompjuterizuar (CT), Radioterapisë, Mjekësisë Nukleare, Stomatologjisë, Mamografisë.
Kësisoj studentët pas përfundimit të studimeve do të jenë plotësisht në gjendje që t’iu dalin në ndihmë pacientëve dhe kolegëve të tyre të punës, si dhe do të kenë aftësi dhe mundësi punësimi në: Rezonancë Magnetike (MRI), Tomografi të Kompjuterizuar (CT), Radioterapi, Mjekësi Nukleare dhe Mamografi.