Programi Inxhinieri e Mekatronikës në nivelin master në UBT, është një program unik që ofron për studentët një kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane, duke gërshetuar mësimin teorik me atë praktik.
Studentët do të kenë mundësi të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës së mekatronikës, teknologjisë, ekonomisë, menaxhimit të biznesit dhe etikës, nga stafi i kualifikuar i programit, i cili do të mbështesë dhe inkurajojë studentët për t’u profesionalizuar në këtë fushë.
UBT për studentët e programit Inxhinieri e Mekatronikës, ofron një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, të cilat do të jenë në shërbim për të thelluar njohuritë dhe për të realizuar punëtori dhe hulumtime të ndryshme rreth mekatronikës dhe inxhinierisë.
Programi gjithashtu ofron një dimension social, që t’iu mundësojë studentëve të marrin standardet legale dhe etike të profesionit, si dhe ofron mundësi të specializimit në lidership dhe në menaxhimin e proceseve të inxhinierisë.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!