UBT ofron programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë, në bashkëpunim me ESLG, program i cili është i specializuar për të ofruar studime akademike në fushën e patundshmërive dhe infrastrukturës.
Ndërlidhja unike e këtij programi, gërshetimi i elementeve të ndryshme, si dhe bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë, e bëjnë të veçantë këtë program studimi, si dhe në të njëjtën kohë mundësojnë kualifikim dhe përgatitje të lartë akademike për një karrierë profesionale në fushën e pasurive të paluajtshme.
Duke studiuar në këtë program studimi, studentët kanë mundësi që të punësohen brenda dhe jashtë vendit, në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, falë një strukture unike që ka ky program studimi.