Programi Shkenca Paramjekësore në nivelin master në UBT, është një program i ri dhe unik për shkak që ka një kurrikulë multidisiplinare, që ndërlidh mësimin teorik me atë praktik, duke u bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane.
Programi ka një staf të kualifikuar, i cili i mbështet studentët dhe i përgatit ata për të qenë të gatshëm për t’u përfshirë në tregun e punës në vend dhe rajon, si dhe angazhohen në avancimin e njohurive të studentëve rreth shkencave paramjekësore.
Studentët do të kenë mundësi të përgatiten në mënyrë që të jenë të gatshëm t’i qasen fushës mjekësore, duke pasur njohuritë e nevojshme rreth pesë kategorive që përfaqësojnë fushat profesionale të paramedikëve: parandalimi i vdekjes së njerëzve, rritja e cilësisë së jetës për njerëzit, ndihma e njerëzve për t’u rikuperuar nga episodet e sëmundjes ose dëmtimet pasuese: pranimet urgjente dhe ri-pranimet.
Studentët e këtij programi do të merren edhe me shtrimin e paplanifikuar të pacientëve në spital për kushte të ndjeshme të kujdesit kronik ambulator (të rritur) dhe shtrimin e paplanifikuar në spital për astmë, diabeti dhe epilepsi (në moshën nën 19 vjeç). Përdorimi i tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues ofron mundësi për ofrimin e kujdesit ndryshe, por edhe më efikas.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!