Planifikimi Urban dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm është një program i veçantë në nivelin master në UBT, i cili u mundëson studentëve praktikimin dhe mësimnxënien rreth fushës së urbanizmit, planifikimit hapësinor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë që ka UBT.
Ky program gërsheton mësimin teorik me atë praktik, duke u bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe në nevojat lokale, për çka është një nga programet më të kërkuara nga të rinjtë, të cilët do të bëhen profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.
Edukimi mbi planifikimin është një praktikë e mësimit dhe mësimdhënies në teori urbane, studime si dhe praktika profesionale, teksa ndërveprimi midis zyrtarëve publik, planifikuesve profesionistë dhe publikut përfshin një edukim të vazhdueshëm mbi procesin e planifikimit.
Studentët do të kenë mundësi të marrin njohuri dhe do të përgatiten për identifikimin dhe analizat e problemeve hapësinore, socio-ekonomike, urbanistike, infrastrukturore e zhvillimore, si dhe për të zgjidhur probleme të natyrës hapësinore, urbanistike, mjedisore si dhe të natyrës së zhvillimit të qëndrueshëm.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!