UBT News

Studio master në E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane në UBT

UBT ofron programin unik të nivelit master, E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane, program ky që studentëve dhe të rinjve iu ofron kompetenca të shumta sipas standardeve juridike evropiane dhe ndërkombëtare.

Ky program studimi, të gjithë të rinjve dhe studentëve, iu ofron njohuri për ekspertizën ligjore në të drejtën financiare, bankare, të sigurimeve, tatimeve, kontabilitetit, të drejtës së internetit, si dhe atë të mediave.

Mundësitë e shumta për vizita studimore brenda dhe jashtë vendit, infrastruktura moderne, biblioteka më inovative në vend, si dhe orari fleksibil, studentëve iu jep komoditet dhe të gjitha kushtet e nevojshme për të vazhduar studimet akademike në nivel të avancuar.

Diploma e UBT-së përveç që njihet në sektorin publik dhe privat në Kosovë, ajo njihet edhe në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, kështu duke tejkaluar kufijtë dhe duke hapur dritare të reja për rrugën drejt suksesit në karrierën e studentëve.

Exit mobile version