UBT News

Studio Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT!

UBT u ofron të gjithë të rinjve programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, program ky i dizajnuar për të nxitur kontributin e studentëve në formë të projekteve, me një kurrikulë të bazuar në universitetet më prestigjioze të evropës dhe botës.

Ky program përgatitë ekspertë të fushës së arkitekturës të cilët bëjnë identifikimin dhe analizimin e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e tyre, si dhe përmirësimin e aspekteve estetike. Kësisoj, UBT ka mbledhur në një vend ekspertët dhe profesionistët më të mirë të kësaj fushe, duke sjellur njëkohësisht në Kosovë praktikat më të mira ndërkombëtare.

Pas studimeve, studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, do të jenë të aftë të zgjidhin probleme të natyrës inxhinierike, arkitektonike, urbanistike dhe civile.

UBT është shkollë e teknologjisë dhe inovacionit! Apliko tani! https://apliko.ubt-uni.net/

Exit mobile version