Paracetamoli mund të prodhojë një efekt anësor të çuditshëm që ndryshon perceptimin tuaj për rrezikun, sipas një studimi të ri. Një ekip shkencëtarësh në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuluan se njerëzit po rrezikojnë shëndetin e tyre më shumë sesa ata që u jepet një placebo.
Neuroshkencëtari Baldwin Way, bashkëautor i studimit, tha: “Acetaminophen duket se i bën njerëzit të ndiejnë më pak emocione negative kur mendojnë të ndërmarrin aktivitete të rrezikshme – ata thjesht nuk ndihen aq të frikësuar”.
Studimi u publikua nga revista Social Cognitive and Affective Neuroscience.
Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se paracetamoli mund të zvogëlojë emocionet pozitive dhe negative. Way beson se rezultatet që prodhon paracetamoli në perceptimin e rrezikut mund të kenë një sërë implikimesh në jetën reale dhe se duhet bërë më shumë kërkime./Abcnews.al