Përdoruesit e ri të TikTok-ut po iu ekspozohen dezinformatave rreth luftës në Ukrainë, sipas raportit të ri.
Studimi, i cili u publikua nga grupi i verifikimit të fakteve NewsGuard, zbuloi se përdoruesit që kërkuan për informacione rreth konfliktit, “çoi që TikTok t’iu sugjeronte video të shumta që përmbanin dezinformata”.
Eksperimenti u krye nga gjashtë analistë të NewsGuard në Zvicër, Gjermani, Itali, Britani të Madhe dhe ShBA, të cilët vëzhguan faqen “For You” të platformës së mediave sociale dhe shikuan të gjitha videot në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.
Një video mashtruese – e cila mblodhi mbi 3 milionë shikime në TikTok – supozohet se tregon forcat e armatosura ukrainase duke sulmuar rrugët e Mariupolit./UBTNews/