UBT News

Studimi thotë se konsumimi i perimeve nuk mbron zemrën tuaj, kritikët s’pajtohen

Woman cooking stir fried vegetables

Dieta me bazë bimore u dëshmua që është shumë e mirë për zemrën dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm, si dhe atë të planetit. Në fakt, një studim i fundit zbuloi se një i ri mund të jetojë edhe 13 vjet të tjera duke ngrënë më shumë perime dhe bishtajore, si dhe drithëra, fruta dhe arra.

Kjo i bën mjaft befasuese gjetjet e një studimi të ri me gati 400 mijë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me dietat. Studimi u botua të hënën në revistën “Frontiers in Nutrition”. Ngrënia e perimeve, veçanërisht ato të gatuara, nuk zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës me kalimin e kohës.

“Studimi ynë nuk gjeti prova për efektin mbrojtës të konsumimit të perimeve ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (CVD)”, tha Feng, një epidemiolog në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë “Nuffield” në Universitetin e Oksfordit, në një deklaratë.

Ndonëse sipas studimit konsumimi i perimeve të papërpunuara mund të mbrojë zemrën kundër sëmundjeve të zemrës, perimet e gatuara nuk e kanë këtë efekt. Çdo përfitim u zhduk kur studiuesit morën parasysh faktorët e stilit të jetesës si aktiviteti fizik, niveli arsimor, pirja e duhanit, marrja e frutave, konsumi i mishit të kuq dhe të përpunuar dhe përdorimi i suplementeve minerale dhe vitaminash./UBTNews/

Exit mobile version