UBT News

Studimi: Thatësira në Evropë mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit

Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian (KE-JRC) ka paralajmëruar se thatësira aktuale mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit.

Dhe ka parashikuar që thatësira e madhe do të përkeqësohet në Evropë, duke arritur potencialisht 47% të kontinentit.

“Nuk e kemi analizuar plotësisht ngjarjen (thatësirën e këtij viti), sepse është ende në vazhdim, por në bazë të përvojës time mendoj se kjo është ndoshta edhe më ekstreme se viti 2018”, tha ai.

“Thjesht për t’ju dhënë një ide, thatësira e vitit 2018 ishte aq ekstreme sa duke parë të paktën 500 vitet e fundit, nuk kishte ngjarje të tjera të ngjashme me thatësirën e 2018, por këtë vit mendoj se është vërtet më keq se 2018”.

Sipas Toretit, është shqetësuese pasi“duke parë tre muajt e ardhshëm, ne shohim ende një rrezik shumë të lartë të kushteve të thata në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ai tha se zonat e prekura nga thatësira dhe mungesa e ujit do të shtohen dhe nëse nuk merren masa“ky intensitet dhe frekuencë do të rritet në mënyrë dramatike në Evropë, si në veri ashtu edhe në jug”.

Italia, veçanërisht lumi Po, është ndër më të prekurit, si dhe Franca jugore dhe zona të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë.

“Lumi Rhine, për shembull, po shkakton telashe të mëdha në Holandë”, tha ai.

Franca është në mes të valës së saj të katërt të të nxehtit të vitit: qeveria thotë se temperaturat në rritje dhe mungesa e shiut po shkaktojnë thatësirën e saj më të keqe në histori. Meteo France thotë se vala e të nxehtit që filloi në jug pritet të përhapet në të gjithë vendin dhe të zgjasë deri në fundjavë.

Edhe në Britaninë e Madhe, e cila nuk njihet për verat e saj të nxehta, një paralajmërim katërditor i nxehtësisë ekstreme prej më shumë se 35 gradë Celsius është lëshuar edhe një herë për Anglinë jugore dhe qendrore./UBTNews/

Exit mobile version