UBT News

Studimi sugjeron se vaksina kundër COVID-19 shpëtoi 20 milionë jetë në vitin e parë

Rreth 20 milionë jetë janë shpëtuar nga vaksina kundër COVID-19 në vitin e parë, sipas vlerësimeve të reja.

Ekspertët besojnë se më shumë raste të vdekjes u parandaluan në vendet e pasura, me 12.2 milionë jetë të shpëtuara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Hulumtimi i Kolegjit Imperial në Londër, i botuar në revistën Lancet Infectious Diseases, sugjeron se 19.8 milionë vdekje u parandaluan në përgjithësi.

Maggie Keenan ishte e para që mori një dozë vaksine jashtë një prove klinike më 8 dhjetor 2020, dhe së paku 66% e popullsisë në botë besohet që së paku ka marrë një dozë vaksine.

Më shumë se 11 miliardë doza vaksine janë administruar deri më tani, ndërsa Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendos vdekjet globale të lidhura me COVID në 6.3 milionë. Hulumtimi sugjeron se 600 mijë vdekje të tjera mund të ishin shmangur nëse objektivi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për të vaksinuar 40% të popullsisë globale deri në fund të vitit 2021 do të ishte përmbushur.


Vetëm 57 vende – pothuajse të gjitha kombe të pasura – kanë qenë në gjendje të vaksinojnë 70% të popullsisë së tyre, shtoi OBSh./UBTNews/

Exit mobile version