Të dhënat nga 27 vende evropiane tregojnë se përdorimi i disa gjuhëve mund të ngadalësojë plakjen dhe të forcojë rezervën kognitive.
Studimi i kryer në Trinity College Dublin, me mbi 86,000 pjesëmarrës, tregoi se njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë kanë më pak shenja të plakjes së përshpejtuar, edhe pasi u morën parasysh faktorë si arsimimi, aktiviteti fizik dhe ndikimet sociale.
Rezultatet treguan gjithashtu se sa më shumë gjuhë të flasësh, aq më i madh është efekti mbrojtës.
Shkencëtarët supozojnë se kalimi i vazhdueshëm mes gjuhëve vepron si “stërvitje mendore”, duke mbajtur rrjetet kognitive aktive dhe duke ngadalësuar plakjen e trurit.
Ekspertët theksojnë se efektet më të mëdha arrihen kur shumëgjuhësia është e pranishme që në moshë të hershme. Megjithatë, përdorimi i gjuhëve të mësuara më herët mbetet i dobishëm për të qëndruar aktiv mendërisht dhe fizikisht.
Këto gjetje mund të nxisin politika dhe programe edukative që promovojnë mësimin e disa gjuhëve për të parandaluar plakjen e përshpejtuar. /A.Z/UBT News/
