UBT News

Studimi: Shumë kripë mund të dobësojë imunitetin

Të gjithë i dimë anët negative të kripës së tepërt, duke përfshirë problemet me zemrën dhe presionin e gjakut. Megjithatë, ka shumë probleme të tjera shëndetësore që mund të shkaktojë ngrënia e tepërt e kripës.

Kërkimet kanë treguar se sasia e kripës që hamë mund të na bëjë të pambrojtur ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret, pra mund të dobësojë imunitetin tonë, shkruan Metro.

Studimi, i botuar në revistën Circulation, shpresonte të fitonte më shumë kuptim nga një studim i vitit 2015 që zbuloi se sasitë e larta të natriumit në gjak ndikojnë në mënyrën se si një lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut përgatitet të reagojë kur ndjen një qelizë jo të shëndetshme.

Në këtë hulumtim, ekipi ekzaminoi “metabolizmin e qelizave imune të ekspozuara ndaj përqendrimeve të larta të kripës”.

Këtë herë ata vunë re se si kripa ndikon në imunitetin dhe se si i bën qelizat të prodhojnë më pak ATP (adenozinë trifosfat) dhe më pak oksigjen. ATP është “karburanti universal që drejton të gjitha qelizat”, duke ofruar energji për forcën e muskujve dhe rregullimin e metabolizmit.

Kjo do të thotë se nëse nivelet e larta të natriumit në trup shkaktojnë mungesë të ATP, kjo mund të ndikojë në maturimin dhe funksionimin e atyre qelizave të bardha të gjakut. Këto qeliza janë përgjegjëse për përgjigjen imune të trupit.

Profesor Markus Klejnewietfeld pranë Universitetit Hasselt tha se “gjëja e parë që mendoni është rreziku kardiovaskular. Por studime të shumta kanë treguar se kripa mund të ndikojë në qelizat imune në mënyra të ndryshme”.

Ai shton se “nëse një mekanizëm kaq i rëndësishëm qelizor ndërpritet, ai mund të ketë një ndikim negativ dhe mund të nxisë potencialisht sëmundjet inflamatore të enëve të gjakut dhe nyjave ose sëmundjet autoimune”.

Sipas këtij studimi, ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë që të rriturit të kufizojnë marrjen e tyre ditore në jo më shumë se pesë ose gjashtë gramë, e cila përfshin kripën e fshehur në ushqimet e përpunuara.

Exit mobile version