Sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë frikë nga policia kanë më shumë gjasa të kenë gjendje paniku në festivale muzikore, përcjell UBT News.
Pjesëmarrësit e sondazhit u pyetën në mënyrë anonime për përdorimin e tyre të synuar të drogës në ditët kur ishin prezent në festival dhe sjelljet tjera si konsumimi i substancave narkotike brenda eventit. Ata u pyetën gjithashtu nëse prania e policisë apo e qenve të policisë ndikoi në sjelljet dhe vendimet e tyre lidhur me drogën.
Pas anketimit të pjesëmarrësve të festivaleve të mëdha muzikore në Uellsin e Ri Jugor (NSW), Australi, studiuesit e udhëhequr nga Shkolla Klinike e St Vincent përcaktuan se prania e policisë në festivale i çon disa njerëz në “panik të thellë” pasi ata konsumuan të gjitha drogat para hyrjes në festival, për të mos u kapur.
“Nëse policia po kërkon të reduktojë dëmet e lidhura me drogën, është më mirë të mos jetë brenda festivaleve duke përdorur qen nuhatës të drogës ose shoqërues në kërkim, gjë që ne e dimë se në të vërtetë rrit dëmin”, tha André Gomes, koordinator i përmbajtjes në Release – qendra kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për ekspertizë mbi drogat dhe ligjet e drogës.
“Ofrimi i shërbimeve të testimit të drogës (dhe) ndarja e këshillave për reduktimin e dëmit të drogës janë shumë më efektive në reduktimin e dëmeve të lidhura me drogën sesa prania e organeve të zbatimit të ligjit”, u shpreh ai.
Për të përmirësuar sigurinë e festivalit, Gomes thotë se organizatorët duhet të sigurojnë që shërbimet e testimit të drogës të jenë të disponueshme në vend që në një mënyrë të jepën paralajmërime për grupe të këqija.
Ai vazhdon: “Oficerët e trajnuar të mirëqenies në festivale mund të jenë gjithashtu një pikë e mirë kontakti midis organizatorëve të festivalit dhe kujtdo që ka një përvojë të keqe të lidhur me drogën”./UBTNews/