UBT News

Studimi: Pastërtia e tepërt në shtëpi mund t’ju rrezikojë shëndetin

Pastrimi i tepërt në shtëpi rrezikon shëndetin tuaj. Hulumtimi i ri paralajmëron për rreziqet e higjienës, sepse ekspozimi i ekuilibruar ndaj mikrobeve dhe baktereve trajnon mbrojtjen tonë për të shmangur alergjitë dhe sëmundjet autoimune.

Ekologët mikrobikë Jack Gilbert dhe Erica Hartmann kanë zbuluar një lidhje të ngushtë mes”mikrobiomës” së vendeve ku jetojmë dhe shëndetit. Në një studim matën se sa material gjenetik lëshojmë në mjedis: 31 miligramë masë mikrobike dhe 37 milionë kopje të gjenomave bakteriale në orë.

Nga kjo del se shtëpitë kanë mikrobiomën e tyre të përbërë nga baktere, arkea, viruse dhe kërpudha që vijnë nga ne dhe nga kafshët me të cilat jetojmë, kafshë shtëpiake, por edhe kacabu ose minj, nëse ka -, nga ajri, nga uji dhe nga toka.

Ndikimi i hapësirave të ndërtuara në shëndet është temë që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve e kanë përdorur hipotezë higjienike: ekspozimi adekuat ndaj mikrobeve në mjedis stërvit sistemin imunitar të mos reagojë kundër stimujve të padëmshëm, si në alergji – ose kundër trupit tonë, si në sëmundjet autoimune.

Sipas Gilbertit, «mungesa e ekspozimit ndaj antigjeneve të ndryshëm, veçanërisht atyre mikrobikë, mund të çojë në çrregullim imunitar dhe sëmundje kronike». Për momentin, ka pak studime, por lidhja midis mikrobiomës shtëpiake dhe sëmundjeve të frymëmarrjes, funksionit të sistemit imunitar, çrregullimeve metabolike dhe madje edhe mendore duket e sigurt.

Për këtë arsye, ekspertët paralajmërojnë se është gabim i zakonshëm të mendosh se një shtëpi e shëndetshme është plotësisht pa mikrobe. /UBT News/

Exit mobile version