Në përpjekje për të ulur numurin e kalorive, kapërcimi i mëngjesit mund të jetë një zakon i lehtë për t’u mësuar. Por një studim i ri nga Universitetin Shtetëror të Ohajos, në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se nëse nuk hani mëngjes, kjo mund të sjellë pasoja negative në shëndetin tuaj.
Ju ftojmë të njiheni më poshtë me rëndësinë e vaktit të parë të ditës dhe përfundimet e studimit.
Çfarë tregoi studimi?
Nga të dhënat e mbledhura prej një sondazhi vjetor, ekipi i studiuesëve dolën në përfundimin se njerëzit që nuk konsumonin mëngjes kishin një profil ushqyes shumë të ndryshëm nga ata që konsumonin mëngjes. Studiuesit vunë re ndryshime të theksuara tek lëndët ushqyese si fibrat, folati, kalciumi, hekuri, vitaminat A, B1, B2, B3, C dhe D, ndërmjet dy grupeve. Pra, njerëzit që nuk konsumojnë mëngjes ka shumë të ngjarë të mos arrijnë të përfitojnë disa lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin.
Pse është kaq i rëndësishm mëngjesi?
Në pamje të parë, mund të duket se njerëzit mund të kompensojnë mëngjesin duke ngrënë ushqime të tjera gjatë ditës. Por kërkimi tregoi se zakonisht nuk është kështu. Sipas studiuesëve, ushqimet që konsumohen zakonisht në mëngjes si drithërat, qumështi ose frutat, kanë më pak të ngjarë të konsumohen në kohë të tjera të ditës. Këto ushqime përmbajnë natyrshëm lëndë ushqyese si kalciumi, hekuri, fosfori, fibrat dhe janë të pasuruara me lëndë ushqyese të rëndësishme.
Ekspertët e shëndetit gjithashtu vënë në dukje se për sa kohë ju konsumoni vaktin tuaj të parë të ditës, nuk është aq e rëndësishme nëse nuk bëni zgjedhjet e duhura të ushqimeve. Ata rekomandojnë të dëgjoni shenjat e urisë dhe të hani kur jeni të uritur. Disa opsione ideale për mëngjesin janë ushqimet që do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë. Ushqimet që përmbajnë fibra dhe proteina treten më ngadalë, duke ju ndihmuar të ndiheni të ngopur për më gjatë. Në mënyrë që të merrni më shumë fibra dhe më pak sheqer, konsumoni më tepër fruta sesa lëngje frutash. Gjithashtu edhe mishi i papërpunuar është një burim më i mirë proteinash sesa mishi i përpunuar si proshuta, të cilin mund ta konsumoni në mëngjes./AgroWeb