Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Oregonit kanë zbuluar se komponimet e kërpit mund të mbrojnë njerëzit nga infeksionet e koronavirusit, përcjell UBT News.
Një studim i ri i botuar në Journal of Natural Products ka ofruar disa njohur të reja: një kimikat i gjetur në bimët e gjalla të kanabisit mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave njerëzore kundër infeksioneve të koronavirusit.
Hulumtimi zbuloi se dy acide – acidi kanabigerolik (CBGA) dhe acidi kanabidiolik (CBDA) – të pranishëm në kërp, ishin në gjendje të parandalonin infeksionet COVID.
“Çdo pjesë e ciklit të infeksionit dhe riprodhimit është një objektiv i mundshëm për ndërhyrje antivirale dhe lidhja e domenit lidhës të receptorit të majës së proteinës me receptorin e sipërfaqes së qelizës njerëzore ACE2 është një hap kritik në atë cikël”, shpjegon autori kryesor Dr Richard van Breemen.
“Kjo do të thotë se acidet nga kërpi, mund të përdoren për të parandaluar infeksionin SARS-CoV-2 dhe gjithashtu për të ulur numrin e infeksioneve duke parandaluar grimcat e virusit të infektojnë qelizat njerëzore”.
Megjithatë, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton se konsumimi i kanabisit në formë të cigares parandalon COVID-in. Në vend të kësaj, hulumtuesit shpjeguan se duhet t’i konsumoni komponimet e kërpit në formën e një pilule ose lëngu.
Hulumtimi gjithashtu sugjeron që këto acide mund të përdoren për të luftuar variantet e COVID.
“Kërkimi ynë tregoi se komponimet e kërpit ishin po aq efektive kundër varianteve të SARS-CoV-2, duke përfshirë variantin B.1.1.7, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe variantin B.1.351, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut”.
Dr. van Breemen shtoi se është e mundur që ky zbulim ka mundësi të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër variantit Omicron./UBTNews/
Nëse jeni të interesuar të dini më shumë detaje rreth këtij studimi, klikoni në linkun poshtë: