UBT News

Studimi i ri për pasojat e COVID-19 në shëndetin mendor

Digital generated image of cut out male head multi layered with covid-19 cells inside on blue background.

Psikoza, çmenduria, krizat dhe “mjegullimi” i trurit mbeten çrregullimet më të zakonshme të pranishme tek pacientët deri në dy vjet pas infektimit me COVID-19, zbulon një studim i fundit.

Për më shumë të rriturit gjithashtu përballen me një rrezik në rritje të ankthit dhe depresionit, por ky rrezik zvogëlohet brenda dy muajve nga sëmundja, zbuluan studiuesit, shkruan Sky News, transmeton Klan Kosova.

Studimi i 1.25 milion njerëzve të diagnostikuar me koronavirus zbuloi gjithashtu se fëmijët kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me disa çrregullime sië janë konvulsionet dhe çrregullimet psikotike.

Megjithatë, probabiliteti i shumicës së diagnozave pas vuajtjes së COVID-19 ishte më i ulët te fëmijët sesa tek të rriturit.

Studimi analizoi të dhënat e 14 diagnozave neurologjike dhe psikiatrike të mbledhura nga të dhënat elektronike të shërbimeve shëndetësore, kryesisht nga SHBA-ja gjatë një periudhe dyvjeçare.

U zbulua se te të rriturit, rreziku i depresionit ose ankthit u rrit pas infektimit me COVID-19, por u kthye në gjendjen paraprake brenda periudhës dy mujore ngjashëm si me infeksionet e tjera të frymëmarrjes.

Megjithatë, rreziku për t’u diagnostikuar me disa çrregullime tjera të shëndetit neurologjik dhe mendor mbetet më i lartë pas koronavirusit sesa pas infeksioneve tjera të frymëmarrjes, gjithnjë për periudhën dyvjeçare njoftojnë të dhënat e studimit.

Exit mobile version