UBT News

Profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë publikojnë punimin shkencor në revistën prestigjioze ‘Buildings’

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT vazhdon të rrisë nivelin akademik dhe shkencor, duke kontribuar në fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Në kuadër të aktiviteteve shkencore, Dekani i Fakultetit, Prof. Visar Krelani, së bashku me profesorët Prof. Muhamet Ahmeti dhe Prof. Driton Kryeziu, kanë publikuar një punim shkencor në revistën Buildings, e cila është pjesë e grupit të revistave të cilat përfshihen në Çerekun e Parë (First Quarter) të revistave të njohura dhe me ndikim (Q1), nën botimin e MDPI.


Ky punim, i titulluar “Increased Durability of Concrete Structures Under Severe Conditions Using Crystalline Admixtures- Rritja e qëndrueshmërisë së strukturave të betonit në kushte të rënda mjedisore duke përdorur aditive kristaline”, është një studim i rëndësishëm që trajton përdorimin e aditivëve kristaline për përmirësimin e qëndrueshmërisë së strukturave betoni në kushte ekstreme. Artikulli është vendosur gjithashtu në një pjesë të veçantë, të cilës i është dhënë rëndësi në temën “Materialet dhe teknologjitë e avancuara të ndërtimit për një të ardhme të qëndrueshme”.

Punimi jo vetëm që ka një aspekt teorik të rëndësishëm, por lidhet ngushtë edhe me industrinë, duke pasur një komponent eksperimental dhe një aplikim të rëndësishëm praktik në laboratorët e testimit. Në këtë kuadër, Prof. Driton Kryeziu ka pasur një angazhim të veçantë për zhvillimin dhe implementimin e kësaj teknologjie inovative.

Ky publikim është një dëshmi tjetër e angazhimit të Fakultetit të Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT për të pasur një lidhje të fortë me industrinë dhe për të promovuar kërkimin shkencor që ka vlerë praktike, si dhe për të rritur cilësinë didaktike. Fakulteti vazhdon të zhvillojë kapacitetet shkencore, praktike dhe didaktike, duke e forcuar gjithnjë e më shumë pozicionin e tij në fushën e kërkimit dhe arsimit të lartë.

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastruktures në UBT vazhdon të mbajë një lidhje të fortë dhe të rëndësishme me industrinë, duke përforcuar gjithashtu zhvillimin e aspektit shkencor, i cili kontribuon në ngritjen e cilësisë didaktike.

Stafi i Fakultetit ka shënuar një avancim të jashtëzakonshëm në fushën shkencore vitet e fundit dhe është i angazhuar vazhdimisht në forcimin e kapaciteteve të tij shkencore, praktike dhe didaktike, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishëm kontributin e tij në përparimin e sektorit të ndërtimit dhe infrastrukturës./UBTNews/

Artikulli i plotë: https://www.mdpi.com/2075-5309/15/3/352

Exit mobile version