UBT News

Studimi i fundit: Viagra mund të ndihmojë ndaj Alzheimer

Studiuesit në Amerikë tregojnë se kanë arritur në disa përfundime paraprake se pilula kundër impotencës, Viagra mund të jetë e dobishme në trajtimin e sëmundjes së Alzheimer, pas studimit të efekteve që ajo jep në trurin e personave që e përdorin.

Testimi i qelizave ka nxjerrë në dukje se përbërësit e Viagrës sulmojnë disa nga proteinat që akumulohen në këtë lloj demence.

Ekipi nga Cleveland analizoi të thënat e 7 milionë pacientëve dhe zbuloi se burrat që përdornin këtë pilulë kishin një rrezik më të ulët të prekeshin nga Alzheimer.

Ndonëse testimet janë në faza ende të hershme ekspertët shprehen se punë si këto janë emocionuese pasi përdorimi i një ilaçi ekzistues mund të jetë më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i lirë sesa gjetja dhe zhvillimi i një trajtimi krejt të ri.

Exit mobile version