Konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbra dhe ushqimeve si banania mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, rrahjet e çrregullta dhe vdekshmëria deri në 25 për qind, ka treguar një studim i ri, raporton The Independent.
Ushqimet e pasura me kalium, si salmoni, brokoli dhe spinaqi, ndihmojnë trupin të eliminojë më shumë kripë nga sistemi dhe kështu ulin ndjeshëm mundësinë për sëmundje të zemrës.
Nivelet më të larta të kaliumit në gjak lidhen me rrezik më të ulët të ngjarjeve kardiake, shtrimeve në spital ose vdekjes nga çdo shkak.
Trupi i njeriut është zhvilluar me dietë të pasur me kalium dhe të varfër me natrium, kur paraardhësit ushqeheshim me fruta e perime.
Tani shohim se sa më shumë ushqime të përpunuara hamë, aq më shumë natrium marrim e pak kalium, duke e përmbysur raportin nga 10:1 në 1:2, ndryshim dramatik”, ka thënë për The Guardian, profesori Henning Bundgaard nga Spitali i Kopenhagës, autor i studimit.
Ai ka theksuar se kaliumi është jetik për funksionimin e zemrës e mungesa e tij rrit rrezikun e aritmive, dështimit të zemrës dhe vdekjes.