UBT News

Studimi: Edhe pse e ëmbël, mangoja ul rrezikun e diabetit

Edhe pse shpesh shihet si një frutë e ëmbël, mangoja mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për personat që rrezikojnë të zhvillojnë diabet.

Një studim i gjatë nga Universiteti George Mason, i publikuar në revistën Foods, zbuloi se individët me para-diabet që konsumuan mango të freskët çdo ditë kishin kontroll më të mirë të sheqerit në gjak e pak yndyrë trupore sesa ata që konsumuan ushqime me më pak sheqer.

“E rëndësishme nuk është vetëm sasia e sheqerit, por e gjithë përmbajtja ushqyese e frutës,” theksoi autorja kryesore e studimit, Raedeh Basiri, profesoreshë asistente në Departamentin e Studimeve të Ushqimit në këtë universitet.

Studimi – i pari i këtij lloji në periudhë të gjatë – tregoi se ndonëse mangot përmbajnë mbi 30 gramë sheqer, ato ofrojnë fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin të përpunojë sheqerin në mënyrë më të shëndetshme sesa ushqimet me sheqer të shtuar.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe:

një grup konsumoi çdo ditë një mango të freskët (32 g sheqer),

ndërsa grupi tjetër hante një ëmbëlsirë me drithëra me pak sheqer (11 g).

Pas gjashtë muajsh, grupi që konsumonte mango tregoi përmirësim në:

kontrollin e glukozës në gjak,

ndjeshmërinë ndaj insulinës,

reduktimin e yndyrës trupore.

Sipas Basiri, rezultatet duhet të shërbejnë si inkurajim që frutat e plota, përfshirë mangon, të bëhen pjesë e planeve ushqimore për parandalimin e diabetit.

“Individët që janë në rrezik nuk duhet të fokusohen te sasia e sheqerit, por te mënyra se si ushqimet përpunohen në organizëm,” shtoi ajo.

Studimi u financua nga National Mango Board, por autorët theksuan se financuesit nuk patën rol në analizën a interpretimin e të dhënave. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version