Komunikimi me të tjerët është një nga proceset kryesore të njeriut.
Duke komunikuar ndërtohen bisedat të cilat përbëjnë jetën e përditshme. Ato mund të jenë të shpejta, të paqëllimshme, por në disa raste të gjata e shumë domethënëse.
Këto të fundit janë shumë më të vlefshme nga sa mund të mendoni sipas ekspertëve.
Pasi çfarë i jep kuptim një bisede është niveli i të kuptuarit të tjetrit dhe të qenurit njerëzor. Të gjitha këto mesa duket ju bëjnë të ndiheni më mirë e për rrjedhojë më të shëndetshëm.
Çfarë duhet të dini?
Në një eksperiment të quajtur “Meaningful Morning” të dhënat treguan se bisedat e gjata e të thella ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Në këtë eksperiment i cili ka nisur prej 3 vitesh dhe vazhdon ende.
Në “Meaningful Mornings” studiuesit i kërkuan pjesmarrësve të ndërtonin një bisedë kuptimplotë me të një panjohur.
Këto biseda duhet të përfshinin pyetje kurioze, rreth jetës së tyre, të ishin të thella me qëllim të kuptuarin e tjetrit.
Një bisedë e thellë duhet të krijojë një lidhje dhe mardhënie besimi mes dy personave gjë që ju bën të ndiheni më pak të izoluar e të vetmuar.
Temat e këtyre bisedave synojnë të jenë më të thella se komunikimet e shpejta mbi motin, shëndetin apo punën që mund të bëni zakonisht.
Ekspertët në këtë studim sugjerojnë të flisni më shumë rreth mënyrës se si e perceptoni botën dhe problemet që ndodhin në shoqëri.
Pas këtyre bisedave, pjesmarrësit shprehën se ndiheshin më të lumtur dhe më afër personit me të cilin komunikuan.
Këto të dhëna ishin thuajse të njëjta për të gjithë grupet e njerëzve pavarësisht gjinive apo ndarjeve në ekstrovertë e introvertë.
Ky eksperimet mbahet në Holandë dhe ka si qëllim të krijojë një impakt social përmes krijimit të komuniteteve që kuptojnë dhe mbështesin njëri tjetrin.
Si të keni biseda më kuptimplota?
Katër këshillat që duhet të ndiqni janë të qenurit më modest, kuriozë, të përgjegjshëm dhe bujar sa herë që të nisni një bisedë.
Në këtë mënyrë jo vetëm që do të krijoni një ambient më të shëndetshëm rreth vetes, por do të jepni kontributin tuaj në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme./AgroWeb.org