UBT News

Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi

Një studim i publikuar në “General Psychiatry” sugjeron se disa baktere të pranishme në zorrë mund të kontribuojnë në shfaqjen e pagjumësisë.

Rreth 10% e të rriturve vuajnë nga kjo gjendje, ndërsa 20% të tjerë përjetojnë simptoma të herëpashershme si vështirësi për të fjetur, gjumë me cilësi të dobët, irritim dhe lodhje gjatë ditës.

Sipas Euroneës Health, hulumtimi i bazuar në të dhëna gjenetike nga afro 387,000 pacientë me pagjumësi dhe analizën e mikrobiomës së zorrëve të rreth 27,000 personave, zbuloi një lidhje dypalëshe: disa lloje bakteresh rrisin rrezikun e pagjumësisë, ndërsa vetë pagjumësia ndikon në rritjen e këtyre baktereve.

Katërmbëdhjetë grupe bakteresh e rritën rrezikun me 1–4%, ndërsa tetë grupe të tjera e ulën me 1–3%.

Personat me pagjumësi kishin nivele dukshëm më të ulëta të shtatë grupeve bakteresh dhe më të larta të 12 grupeve të tjera.

Mikrobioma e zorrëve – e përbërë nga baktere, kërpudha e viruse, luan rol në tretjen e ushqimit, rregullimin e imunitetit dhe neutralizimin e mikrobeve të dëmshme. Mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, por një teori sugjeron se pagjumësia ndikon në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, neurotransmetues të lidhur me ciklin e gjumit, të cilët ndikojnë në funksionimin e zorrëve.

Faktorë tjerë mund të përfshijnë inflamacionin dhe rregullimin e imunitetit. Shumica e pjesëmarrësve ishin me origjinë europiane – studiuesit besojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për trajtime të reja kundër pagjumësisë, përmes probiotikëve, prebiotikëve ose transplanteve fekale.

Exit mobile version