Aktiviteti fizik intensiv rrit përfitimet për shëndetin e zemrës, thotë një studim i ri. Studiuesit në Leicester, Kembrixh dhe Instituti Kombëtar për Kërkimet e Shëndetit dhe Kujdesit (NIHR) përdorën gjurmues aktiviteti për të monitoruar 88 mijë persona.
Studimi tregoi se ka një reduktim më të madh të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare kur aktiviteti është të paktën me intensitet të moderuar. Studiuesit thonë se aktiviteti më intensiv ka një përfitim “të konsiderueshëm”.
Studimi i botuar në Gazetën Evropiane të Zemrës, thotë se ndërsa aktiviteti fizik i çdo lloji sjellte përfitime shëndetësore, kishte një reduktim më të madh të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare kur stërvitja ishte të paktën me intensitet të moderuar.
Studimi, i udhëhequr nga studiues në NIHR, Leicester Biomedical Research Center dhe Universiteti i Kembrixhit, analizoi më shumë se 88 mijë e 412 pjesëmarrës të moshës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar përmes gjurmuesve të aktivitetit në kyçet e duarve të tyre./UBTNews/