UBT News

Studim: TikTok-u nxit çrregullime të të ngrënit dhe lëndime ndaj vetes

Një studim në algoritmin e rekomandimeve të videove nga TikTok ka treguar se kjo platformë sugjeron përmbajtje të çrregullimeve të të ngrënit dhe lëndime ndaj vetes te disa llogari të reja të adoleshentëve brenda pak minutash.

Hulumtimet nga Centre for Countering Digital Hate (CCDH) vunë në pah se si një llogari në TikTok solli përmbajtje që lidhjen me vetëvrasje brenda 2.6 minutave dhe një tjetër vuri në pah përmbajtje që nxisin çrregullime të të ngrënit brenda tetë minutave.

Edhe një hetim që e kreu Sky News vuri në pah përmbajtje që nxisin çrregullime të të ngrënit e që rekomandohej përmes funksionit të kërkimit nga TikTok.

Organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar për çrregullimet e të ngrënit, BEAT, ka thënë se gjetjet janë “jashtëzakonisht alarmante” dhe i ka bërë thirrje TikTok-ut të ndërmarrë “veprime urgjente për të mbrojtur përdoruesit e cenueshëm”./UBTNews/

Exit mobile version