Sipas një sondazhi të fundit, shumë pak njerëz po i përdorin rregullisht produktet e inteligjencës artificiale (AI), sikurse ChatGPT, të cilat u reklamuan shumë.
Studiuesit anketuan 12 mijë njerëz në gjashtë vende, sikurse Britania e Madhe, me vetëm 2% të të anketuarve britanikë që thonë se përdorin mjete të tilla në baza ditore. Por sipas një studimi të Institutit Reuters dhe Universitetit të Oksfordit, të rinjtë po e kundërshtojnë trendin, ku kryesisht 18 deri në 24-vjeçarët janë adoptuesit më të etur të teknologjisë.
Dr Richard Fletcher, autori kryesor i raportit, i tha BBC-së se ka një “mospërputhje” midis “reklamimit” rreth AI-së dhe “interesit publik” në të.
Inteligjenca artificiale gjeneruese vërshoi opinionin publik qëkur u lansua ChatGPT në nëntor të vitit 2022. Vëmendja që tërhoqi chatbot-i i OpenAI shkaktoi rivalitet të madh midis firmave teknologjike, të cilat që atëherë kanë shpenzuar miliarda dollarë për të zhvilluar veçoritë e tyre gjeneruese të AI-së./UBTNews/