Sipas të dhënave të provave klinike të publikuara në Çikago në konferencën më të madhe vjetore të specialistëve të kancerit, është dëshmuar se një pilulë në ditë përgjysmon rrezikun e vdekjes nga një lloj i kancerit të mushkërive.
Trajtimi me ilaçin osimertinib, i cili tregtohet me emrin Tagrisso, ul në mënyrë dramatike rrezikun e vdekjes me 51 për qind te pacientët, tumoret e të cilëve u hoqën me kirurgji, sipas rezultateve të paraqitura në një takim të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) të dielën.
Kanceri i mushkërive është forma e sëmundjes që shkakton më shumë vdekje, me rreth 1.8 milion vdekje çdo vit në mbarë botën.
Trajtimi i zhvilluar nga grupi farmaceutik AstraZeneca shënjestron një lloj të veçantë të kancerit të mushkërive te pacientët që vuajnë nga i ashtuquajturi kancer me qeliza jo të vogla, lloji më i zakonshëm dhe që shfaq një lloj të veçantë mutacioni./UBTNews/