UBT News

Studim: Njihuni me ushqimin që ul yndyrën e mëlçisë me 40%

Një dietë e kufizuar me kalori dhe jo me proteina të ulëta çoi në  reduktim prej 40% të yndyrës së akumuluar në mëlçi, sipas gjetjeve të një studimi gjerman që ekzaminoi efektin e modelit dietik në sëmundjen e mëlçisë yndyrore joalkoolike, shkaku i sëmundjeve kronike të mëlçisë në mbarë botën.

Ekipi hulumtues i Institutit Gjerman të Ushqyerjes Potsdam-Rehbruecke, i udhëhequr nga Dr. Olga Ramich e profesori Andreas Pfeiffer, kishin identifikuar në studimet e mëparshme se një dietë me proteina të lartë është më efektive se ajo me pak proteina, dhe në një studim të ri, tani hedh dritë mbi mekanizmin e funksionimit të kësaj diete të veçantë.

Sëmundja e mëlçisë dhjamore jo-alkoolike karakterizohet nga grumbullimi i yndyrës në mëlçi e shoqërohet me obezitet, diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet e lipideve. Nëse nuk trajtohet, mbart rrezikun e zhvillimit të cirrozës së mëlçisë dhe mund të kërcënojë jetën e të sëmurit.

Shkaqet e sëmundjes variojnë nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme, ngrënia e ushqimeve me yndyrë e sheqer, dhe mungesa e ushtrimeve fizike, deri te faktorët gjenetikë. Në studimin e ri, studiuesit shikuan si përmbajtja e proteinave në ushqime ndikon në sasinë e yndyrës së mëlçisë tek njerëzit obezë me sëmundje të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.

19 pjesëmarrës ndoqën një dietë me proteina të lartë ose të ulët për tre javë. Ata i’u nënshtruan një operacioni bariatrik për të trajtuar obezitetin gjatë të cilit u morën mostrat e mëlçisë. Analiza e mostrave tregoi se dieta me kalori të ulët dhe me shumë proteina reduktoi yndyrën e mëlçisë në mënyrë më efektive sesa dieta me kalori të ulët dhe me proteina të lartë. Në rastin e parë sasia e yndyrës u reduktua me 40%, ndërsa në rastin e dytë mbeti e pandryshuar.

Pjesëmarrësit në të dy grupet humbën gjithsej rreth pesë kilogramë.

“Nëse rezultatet vazhdojnë të konfirmohen në studime më të mëdha, rekomandimi për rritjen e marrjes së proteinave të kombinuara me një dietë të shëndetshme me pak yndyrë mund të gjejë rrugën e saj në mjekësi si pjesë e një trajtimi efektiv për mëlçinë e dhjamosur”, thotë Andreas Pfeiffer.

Studiuesit vlerësojnë se efekti pozitiv i kësaj diete qëndron në faktin se marrja, ruajtja dhe sinteza e yndyrës është e shtypur. Kjo sugjerohet nga analizat gjenetike të gjera të mostrave të mëlçisë të kryera më pas nga profesori Stephan Herzig dhe ekipi i tij në qendrën kërkimore Helmholtz Zentrum München.

Disa gjene përgjegjës për thithjen, ruajtjen dhe sintezën e yndyrës në mëlçi ishin më pak aktive pas dietës me proteina të lartë sesa pas dietës së ulët.

Në të njëjtën kohë, me rezultate befasuese u hetuan edhe mitokondritë, sipas Dr. Olga Ramich, e cila kreu studimin përkatës së bashku me kolegët e saj në Departamentin e Fiziologjisë dhe Metabolizmit të Energjisë të Institutit Gjerman të Ushqyerjes Potsdam-Rehbruecke.

“Aktiviteti mitokondrial ishte i ngjashëm në të dy grupet. Kjo na befasoi. Të hidhnim hipotezën se një dietë me proteina të lartë do të rriste aktivitetin mitokondrial e do kontribuonte në reduktimin e yndyrës së mëlçisë”, tha Susanne Klaus, kreu i Departamentit të Fiziologjisë dhe Metabolizmit të Energjisë.

Studiuesit u befasuan gjithashtu kur zbuluan se nivelet serike të faktorit të rritjes së fibroblasteve 21 ishin më të ulëta pas dietës me proteina të lartë që reduktonte yndyrën e mëlçisë sesa pas dietës me pak proteina.

Exit mobile version