UBT News

Studim: Njerëzit me ngjyrë kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë

Njerëzit me ngjyrë kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë sesa të bardhët dhe ata të Azisë Jugore, sugjeron një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë studim konfirmohen gjetjet e studimit të mëparshëm, por arsyet janë komplekse, thanë studiuesit e Kolegjit Universitar të Londrës (UCL).

Një përzierje e gjeneve dhe kushteve themelore shëndetësore, sikurse presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti, mund të luajnë një rol në shfaqjen e demencës te njerëzit me ngjyrë. Megjithatë duhet të kryhen studime të tjera më të detajizuara te grupet etnike për të kuptuar shkaqet e demencës.

Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2050, më shumë se 153 milionë njerëz në mbarë botën mund të diagnostikohen me demencë, nga 57 milionë në vitin 2019. Kjo kryesisht për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë.

Studimi, i publikuar në PLoS One, thotë se hipertensioni dhe obeziteti janë më të zakonshme te njerëzit me ngjyrë, krahasuar me njerëzit e bardhë ose të Azisë Jugore./UBTNews/

Exit mobile version