UBT News

Studim: Një e treta e të rinjve në Gjermani mendojnë se dhuna ndaj grave është “e pranueshme”

Sipas një sondazhi të ri që u publikua së fundmi, një e treta e të rinjve në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme përdorimin e dhunës ndaj grave. Ky sondazh ngjalli reagimin e aktivistëve të barazisë gjinore.

Sondazhi u realizua nga shoqata bamirëse për fëmijë Plan International Germany. Gjetjet u botuan në gazetën rajonale Westdeutsche Allgemeine Zeitung.

Një grupi prej 1 mijë burrash dhe 1 mijë grave të moshës 18-35 vjeç nga e gjithë Gjermania iu kërkua të jepnin pikëpamjet e tyre mbi maskulinitetin për këtë studim i cili u krye online. 34% e meshkujve nga ajo grupmoshë pranojnë se kanë qenë të dhunshëm ndaj partnereve të tyre femra në të kaluarën.

Sipas sondazhit, pritshmëritë brenda një marrëdhënieje ndryshojnë shumë midis burrave dhe grave./UBTNews/

Exit mobile version