Evropa pa një rënie prej 14% të nivelit të lindjeve në janar të vitit 2021 krahasuar me vitet e mëparshme – një rënie ndoshta e shkaktuar nga vala e parë e pandemisë COVID-19, sugjeron një studim.
Në janar të vitit 2021 u bënë 9-10 muaj qëkur u vendosën kufizimet për shkak të COVID-19. Sipas studimit, kufizimet më të gjata çuan në rënien e numrit të shtatzënive. Kjo ishte edhe më e zakonshme për vendet ku sistemet shëndetësore kishin probleme.
Lituania dhe Rumania u përballën me rëniet më të mëdha – përkatësisht 28% dhe 23% – ndërsa Suedia, e cila nuk kishte izolim, pa norma normale të lindjeve, sipas gjetjeve të botuara në revistën Human Reproduction.
Studiuesit thonë se gjetjet mund të çojnë në “pasoja afatgjata mbi demografinë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, ku ka popullsi të moshuar”.
Masat e distancimit social, frika në lidhje me virusin dhe kriza sociale dhe ekonomike e shkaktuar si pasojë mund të jenë “faktorë indirektë që luajtën një rol në vendimin e çifteve për të shtyrë shtatzënitë”, thuhet në raport./UBTNews/