UBT News

Studim: Meditimi mund të ketë ndikim pozitiv te zorrët dhe shëndeti i përgjithshëm

Është një praktikë që pëlqehet nga Lena Dunham, Tom Hanks dhe Lady Gaga për të përmirësuar përqendrimin dhe për të sjellë qetësi në një botë shpesh të ngarkuar.

Edhe shkenca thotë se meditimi i shpeshtë brenda disa vitesh mund të ndihmojë në ndryshimin e zorrëve të njeriut – duke rritur sistemin imunitar të trupit dhe duke reduktuar rrezikun e ankthit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Në një studim të vogël të murgjve budistë, studiuesit zbuluan se meditimi i thellë mund të ndihmojë në rregullimin e mikrobiomës së zorrëve dhe në uljen e rrezikut të shëndetit fizik dhe mendor. Gjetjet u publikuan në revistën General Psychiatry, e cila është botuar nga British Medical Journal.

“Mikrobiota e pasuruar te murgjit u shoqërua me një rrezik të reduktuar të ankthit, depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund të përmirësojë funksionin imunitar”, shkruajnë studiuesit.

“Në përgjithësi, këto rezultate sugjerojnë se meditimi luan një rol pozitiv në kushtet psikosomatike dhe mirëqenien e njeriut”.

Kryesisht meditimi përdoret për të trajtuar abuzimin me substanca, stresin traumatik, çrregullimet e të ngrënit dhe dhimbjen kronike. Por deri më tani nuk dihej nëse mund të ndryshojë përbërjen e mikrobiomës së zorrëve.

Studiuesit e udhëhequr nga Qendra e Shëndetit Mendor të Shangait në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Shanghait Jiao Tong analizuan mostrat e jashtëqitjes dhe gjakut të 37 murgjve budistë tibetianë nga tre tempuj dhe 19 banorë laikë në zonat fqinje.

Meditimi budist tibetian e ka origjinën nga sistemi i lashtë mjekësor indian i njohur si Ayurveda dhe është një formë e trajnimit psikologjik, thanë studiuesit./UBTNews/

Exit mobile version