UBT News

Studim: Kriza e shëndetit mendor nga pandemia ishte minimale

Një studim i ri thotë se shëndeti i përgjithshëm mendor i njerëzve dhe ankthi nuk u përkeqësuan pothuajse fare gjatë pandemisë.

Siç thuhet në studim, njerëzit e kanë dhënë më të mirën nga vetja në këtë situatë të vështirë.

Depresioni u përkeqësua pak në përgjithësi dhe te gratë, të moshuarit, studentët e universiteteve dhe ata që i përkisnin pakicave seksuale ose gjinore.

Sipas studimeve të tjera, gratë e ndjejnë më shumë ndikimin e pandemisë për shkak të punëve që bëjnë dhe rolit që luajnë në jetën familjare.

“Në nivel popullsie, kishte një nivel të lartë elasticiteti gjatë periudhës së pandemisë”, thonë studiuesit kanadezë nga universitetet McGill, Otava dhe Toronto.

“Dhe ndryshimet në shëndetin e përgjithshëm mendor, simptomat e ankthit dhe simptomat e depresionit kanë qenë minimale”, thonë ata tutje.

Por pandemia vazhdon të prekë shoqëritë në mbarë botën.

“Pandemia ka prekur jetën e shumë njerëzve dhe për herë të parë, disa nga ta po përballen me probleme të shëndetit mendor”, thonë studiuesit.

Studime të tjera sugjerojnë se pandemia rriti problemet mendore te grupe të veçanta, sikurse fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e varfër./UBTNews/

Exit mobile version