UBT News

Studim: Gratë evropiane janë katër herë më të predispozuara ndaj ngacmimeve seksuale në vendin e punës sesa burrat

Sipas një studimi të ri, gratë evropiane të moshës 18-34 vjeç kanë gati katër herë më shumë gjasa të përjetojnë ngacmime seksuale në vendin e punës krahasuar me burrat e së njëjtës moshë dhe dhjetë herë më shumë se burrat mbi 50 vjeç.

Studimi që u krye nga Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound), analizoi sjelljet e padëshiruara sociale në punë, sikurse ngacmimi, bullizmi, dhuna, abuzimi verbal ose kërcënimet dhe vëmendja e padëshiruar seksuale. Sipas studimit, kjo është veçanërisht e dukshme te punonjësit që merren drejtpërdrejt me klientët.

Mesatarisht afër 13 për qind e punëtorëve në BE përjetuan një formë të “sjelljes së pafavorshme sociale” në punë në vitin 2021. Megjithatë, përqindja e viktimave femra është vazhdimisht më e lartë se meshkujt./UBTNews/

Exit mobile version