Shumica prej nesh nuk janë aspak të vetëdijshëm për rreziqet për shkak të ndotësve të ajrit të fshehur brenda shtëpisë.
Në vitin 2019, një studim në të cilin AgroWeb.org bazohet, nënvizoi se në fakt jemi të ekspozuar ndaj 95% të ndotësve të ajrit që përfundojnë në mushkëri. Këto ndotës gjenden pikërisht në shtëpitë tona dhe jo vetëm jashtë.
Për më tepër, gjatë viteve ’70 dhe ’80, Organizata Botërore e Shëndetësisë klasifikoi një sëmundje specifike që shkaktohej nga ndotja në ambientet e brendshme.
Në ditët e sotme, sipas të dhënave të AgroWeb.org, gatimi me gaz i kalon kufijtë e ndotjes së ajrit dhe mund të përbëjë rrezik për shëndetin.
Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh më gjerësisht rreth asaj që duhet të dini dhe masave të thjeshta që mund të merrni.
Rreziku që vjen nga gatimi me gaz
Raporti i grupit jofitimprurës CLASP dhe Aleancës Evropiane të Shëndetit Publik (EPHA) me mbështetje teknike nga Organizata e Kërkimeve Shkencore të Aplikuara (TNO), tregon se gatimi me gaz në një kuzhinë të përbashkët dhe pa ventilim mekanik është shkaku i grumbullimit të dioksidit të azotit në shtëpi.
Kjo lloj ndotje tejkalon kufirin e përcaktuar të cilësisë së ajrit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe standardeve evropiane të ndotjes së ajrit.
Kërkuesit, në këtë studim prej një periudhe shtatë ditore, përdorën teknika të zakonshme gatimi në kushte të zakonshme kuzhine, pa përdorimin e aspiratorëve nga jashtë.
Në të gjitha rastet ku nuk është përdorur ajrimi mekanik, kufinjtë e vlerave të lejuara të ndotjes u tejkaluan.
Nga studimi u raportua se madhësia e kuzhinës është një faktor dhe ajrimi i rregullt dhe efikas redukton ndotjen. Ndërsa aspiratorët shpesh janë të pamjaftueshëm ose nuk përdoren.
Ekspertët shprehen se njerëzit priren të kalojnë shumicën e kohës në shtëpi. Dhe pak janë të vetëdijshëm për rreziqet që përmban soba me gaz.
Pajisjet e gazit duhet të mbajnë etiketa paralajmëruese për shëndetin njëlloj si paketat e cigareve, shprehet ekspertët.
Si ndikojnë ndotësit e ajrit në shëndet?
Ndotja e ajrit është njohur nga Agjencia Evropiane e Mjedisit si rreziku më i madh për shëndetin.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë në listën e dhjetë kërcënimeve kryesore për shëndetin global.
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes dihet se shkakton goditje në tru, sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe sëmundje kronike dhe akute të frymëmarrjes, përfshirë astmën.
Në nivel shkencor, kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit, nuk ka më as një përcaktim të qartë midis ambienteve të brendshme dhe të jashtme.
Shqetësimi për ndotjen e ambienteve të brendshme është rritur, pasi ka shumë familje që gatuajnë me gaz dhe ekspozohen ndaj toksinave në mëyrë të vazhdueshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Evropë i njeh pajisjet me gaz si një nga faktorët kryesorë në ekspozimin e përgjithshëm të njerëzve ndaj dioksidit të azotit.
Dioksidi i azotit (NO 2 ) është një nga ndotësit kryesorë të ajrit të dëmshëm për shëndetin dhe prodhohet nga flaka e gazit.
Por, a janë vërtet të rrezikshme sobat me gaz?
Normalisht, soba me gaz duhet të mirëmbahet vazhdimisht duke e pastruar dhe kontrolluar funksionimin e duhur të çdo pjese. Por në realitet kësaj çështjeje i kushtohet shumë pak vëmendje.
Masat që mund të merrni për të rritur sigurinë
Aspiratorët duhet të jenë gjithmonë të ndezur kur gatuani dhe të jenë plotësisht efektivë.
Pas, por edhe gjatë gatimit, nëse mundeni mbani hapur dritaren për të lejuar shkëmbimin e ajrit.
Nëse është shumë ftohtë, ju mund të mbani mbyllur derën e kuzhinës për të mos lejuar përhapjen e arjit edhe në dhomat e tjera dhe në fund të gatimit të ajrosni dhomën për 5-10min. /AgroWeb.org