Një studim i botuar në revistën Neurology tregon se konsumimi i lartë i ëmbëlsuesve artificialë, si Equal apo Sweet’N Low, lidhet me rënie më të shpejtë të aftësive mendore dhe kujtesës.
Hulumtuesit nga Universiteti i São Paulos në Brazil analizuan shëndetin e 12,800 të rriturve për një periudhë mesatare prej tetë vitesh.
Rezultatet treguan se personat që konsumonin më shumë ëmbëlsues kishin rënie 62% më të shpejtë të funksioneve njohëse, e barabartë me rreth 1.6 vite plakje shtesë të trurit, shkruan HealthDay.
Efekti ishte më i fortë te personat e moshës së mesme dhe te ata me diabet, ndërsa nuk u pa një lidhje e qartë tek personat mbi 60 vjeç.
Nga ëmbëlsuesit e studiuar, të gjithë përveç tagatozës rezultuan të lidhur me rënie të kujtesës dhe aftësive njohëse.
Studiuesit paralajmërojnë se, ndonëse promovohen si alternativa më të shëndetshme ndaj sheqerit, ëmbëlsuesit artificialë mund të kenë pasoja negative për shëndetin e trurit në afatgjatë.