UBT News

Studim: Dieta e cila ul rrezikun e diabetit te gratë

Dieta mesdhetare është e pasur me vaj ulliri, fruta, perime, drithëra, bishtajore, arra dhe fara.

Sipas një studimi, gratë në mbipeshë që konsumojnë një dietë të ngjashme me atë mesdhetare mund të zvogëlojnë shanset e tyre për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 me 30%, krahasuar me gratë që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Të dhëna nga Divizioni i Mjekësisë Parandaluese në Brigam dhe Spitalin e Grave në Boston tregojnë se ndryshimet nuk do të ndodhin menjëherë, por ato janë afatgjata dhe sgurojnë një mbrojtje të sigurtë.

Çfarë përmban dieta mesdhetare?

Në shumë rekomandimeve të mjekëve dieta e mesdheut qëndron e para në listë për shkak të vlerave shëndetësore që ajo përmban. Kjo mënyrë e të ushqyerit ndihmon edhe në rënien në peshë në mënyrë të shëndetëshme.

Përveçse shumë vlerave është edhe shumë e lehtë për t’u ndjekur pasi ka për bazë ushqimet tradicionale.

Ushqimet kryesore për këtë dietë janë drithërat, frutat, perimesht, bishtajorët, barishte jeshile, arrorë, erëza apo vaj ulliri.

Dy herë në javë këshillohet konsumimi i mishit ose i peshkut në mënyrë që të mbani nën kontroll kolesterolin. Mundohuni të moderoni sasinë e bulmetrave, vezëve apo mishit të pulës duke i shërbyer me porcione të vogla.

Gjithashtu shumë e rëndësishme është të evitoni sa më shumë ëmbëlsirat, sheqerin dhe mishin e kuq. Bëjeni këtë duke u mbështetur tek konsumimi i shumë perimeve, frutave apo drithrave./AgroWeb.org

Exit mobile version