UBT News

Studim: Chip i trurit deshifron mendimet me saktësi deri në 74%

Një implant eksperimental i trurit ka arritur të përkthejë mendimet e brendshme në tekst me një saktësi deri në 74%, sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit, i botuar në revistën “Cell”.

Pajisja, e quajtur ‘ndërfaqja tru-kompjuter (BCI)’, u testua tek katër pjesëmarrës, duke regjistruar sinjale nervore përmes mikroelektrodave të vendosura në korteksin motor, zonën e trurit që kontrollon të folurën.

Pjesëmarrësit u udhëzuan ose të përpiqeshin të flisnin, ose të imagjinonin të thoshin një grup fjalësh. Të dy veprimet aktivizuan zona të ngjashme të trurit, megjithëse në shkallë të ndryshme. Modelet e inteligjencës artificiale u trajnuan për të interpretuar fjalët e menduara, pa u shqiptuar.

Në një demonstrim, chip-i përktheu fjali të imagjinuara me saktësi deri në 74%.

BCI-të ndihmojnë personat që nuk mund të flasin të komunikojnë më lehtë, duke ofruar pavarësi për njerëzit me aftësi të kufizuara. Pajisje të ngjashme, si implantet e Neuralink të Elon Musk, janë ende në faza të hershme testimi.

Sipas studiuesit Frank Willett, teknologjia ka potencial të rikthejë komunikimin në mënyrë fluente e natyrale, por aktualisht kërkon kufizime të rrepta dhe zhvillim të mëtejshëm për të shmangur leximin e padëshiruar të mendimeve.

Exit mobile version