Në 20 vitet e fundit, njerëzit janë përballur me pandemi të shkaktuara nga koronavirusi, sikurse SARS, MERS dhe COVID-19. Por njerëzit mund të jenë përballur me sëmundjen mijëvjeçarë më parë, tregon studimi i ri.
Një grup studiuesish nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës evidentuan se një pandemi e koronavirusit kishte shpërthyer mbi 20 mijë vjet më parë në Azinë Lindore, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Current Biology, të enjten.
U studiuan gjenomet e më shumë se 2 mijë e 600 njerëzve nga 26 kombe të ndryshme nëpër botë. Ata identifikuan ndërveprimin më të hershëm të gjenomit njerëzor me koronavirusët, të cilët lanë gjurmë gjenetike në ADN-në e njerëzve të ditëve moderne në Azinë Lindore.
Gjenomet që ata studiuan përmbajnë informacion evolucionar në lidhje me njerëzit që gjurmojnë qindra mijëra vjet, tha autori kryesor, Yassine Souilmi – informacion që ne vetëm kemi mësuar ta dekodojmë vitet e fundit. Ai deklaroi se viruset funksionojnë duke kopjuar njëra-tjetrën.
Studimi tha se murtaja e koronavirusit ndodhi ndaras midis rajoneve të ndryshme dhe u përhap në të gjithë Azinë Lindore si një epidemi./UBTNews