UBT News

Studim: 15 milionë njerëz janë në rrezik nga shpërthimet katastrofike të liqeneve akullnajore

Akullnajat në mbarë botën po shkrihen me një ritëm alarmant dhe po lënë pellgje masive me ujë në prag të tyre. Uji i shkrirë mbush hapësirat nga akullnaja, duke formuar atë që njihet si një liqen akullnajor.

Me rritjen e temperaturave shumë pjesë të akullnajës shkrihen, liqeni ngrihet dhe jetesa në rrjedhën e poshtme mund të bëhet e rrezikshme.

Një fenomen i tillë quhet shpërthim liqeni akullnajor dhe sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Communications, rreth 15 milionë njerëz në mbarë globin që jetojnë 48 km larg nga një liqen akullnajor janë në rrezik. Shumica e liqeneve akullnajore janë në Indi, Pakistan, Peru dhe Kinë.

Ky është studimi i parë që flet në mënyrë specifike rreth ndikimit të mundshëm të shpërthimeve të liqeneve akullnajore, që sipas ekspertëve nuk duhet të mbivlerësohet.

Tom Robinson, një bashkautor i studimit dhe një lektor i lartë në Universitetin e Canterbury në Zelandën e Re, tha se shpërthimi i liqenit akullnajor është si një “cunam i brendshëm”.

Sipas studimit, rajoni më i ekspozuar ndaj këtyre shpërthimeve është Azia e maleve të larta, e cila përfshin Nepalin, Pakistanin dhe Kazakistanin./UBTNews/

Exit mobile version