UBT News

Studentja Erzana Uka fiton çmimin “Ekonomistë të Rinj” nga Banka Qendrore e Kosovës

Studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Erzana Uka, ka fituar çmimin “Ekonomistë të Rinj”, çmim ky tradicional që ndahet nga Banka Qendrore e Kosovës.

Konkursi “Ekonomistë të Rinj”, i shpallur nga Banka Qendrore e Kosovës kishte për qëllim nxitjen e aktivitetit hulumtues në fushën e ekonomisë në mesin e të rinjve.

Bazuar në vlerësimin e komisionit profesional të Bankës Qendrore të Kosovës, punimi i studentës së Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Erzana Uka, me temën: “Impakti i digjitalizimit në sistemin bankar”, është shpallur si më i miri në mesin e shumë punimeve cilësore.

Përzgjedhja e Erzanës dhe temës së trajtuar si më të mirën, tregon dhe dëshmon edhe njëherë cilësinë që ka Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT dhe studentët e zellshëm dhe të përkushtuar.

Exit mobile version